Pops me karamel të kripur dhe gjalp kikiriku

Recete nga Chef Pasticerie Isidoro Giglio
Baza për Pops:

3⁄4 filxhan hurma Izraeli

1⁄2 filxhan kasjus (lërini për rreth
4 orë në ujë për njomje)

1 lugë gjelle gjalp kikiriku.

2 lugë gjelle shurup panje

1 e 1⁄2 lugë gjelle gjalp kokosi i shkrirë

1 banane.
2 lugë gjelle qumësht kokosi

1⁄2 lugë çaj kripë Himalaje
Përgatitja:

Hiqni kasjus nga njomja lërini të thahen pak. Hidhini përbërësit në mikser, përzieni ngadalë për rreth 2 min dhe para se të bashkohen të gjithë përbërësit shtojeni shpejtësin e mikserit.Vendoseni bazën e krijuar në 4 forma silikoni për mini cheesecake, vendosini në frigorifer për rreth 4 orë. Pasi të jenë ngurtë ngurtësuar, hiqini pops nga format dhe vendosni shkopinj mbajtës pastaj rivendosini sërisht në frigorifer.
Çokollata për veshjen e pops:
60g çokollatë të errët Callebaut 811 83%; 1 lugë gjelle gjalp kokosi të shkrirë. Krem krispi: 1⁄4 rrush.; 1 lugë gjelle fistik, të grimcuar; 1 lugë petale trendafilash të grimcuar. Hidhni çokollatën e errët në një tas vendoseni në shkrirje me gjalpin e kokosit, çokollata duhet të shkrihet nën 45 grad. Pasi të jetë shkrirë hiqeni nga i nxehti dhe lëreni të ftohet për rretj 5 min, ndërkohë lyeni pops me çokollatën e shkrirë dhe me përzierjen e grimcuar.Vendosini pops në në letër kuzhine dhe në enë të mbyllur hermetik, ruajini ato në frigorifer në ngrirje.