“Mung Dahl” – recetë indiane

Recete nga Chef Andi Balla

Mung Dahl / dhal / Dal / daal – kaq shumë mënyra për ta shqiptuar – kemi zgjedhur Dahl!
Kjo është një nga pjatat e mia të preferuara. E thjeshtë dhe e lehtë, e përshtatshme për tu ruajtur në frigorifer dhe mund të konsumohet pas një dite të gjatë. Erëzat kurative që përdoren për shije tek kjo gjellë e thjeshtë mund të zgjidhen dhe të kombinuara sipas dëshirës tuaj. Një dozë të mirë të erëzash, e bëjnë këtë pjatë sa te shijshme aq edhe një mburojë të fortë e cila ndikon në rritjen dhe forcimin e imunitetit.

PËRBËRËSIT:

6 gota lëng mishi ose perimesh

500 gr fasule jeshile (mung beans)

1 lugë gjelle kumin

1 lugë gjelle turmerik

2 lugë çaji koriandër

2 luge caji kardamom pluhur

spec djegës për shije

1 lugë gjelle vaj kokosi,

4 qepë të mëdha të grira,

6 thelbinj hudhër ose pluhur

2 rrënjë xhenxhefil të freskët

(rreth 85gr) ose pluhur
4 karrota të mëdha, të grira

2 gjethe selino, të grira imët

3 grushta të mëdha koriandër të freskët, e grirë imët

8 grushta të mëdha zarzavate, të tilla si, spinaq, lakra të ndryshme.

Lëngu e nje limoni
1 limon, i prerë në feta për tu shërbyer.

2 majë luge kripë ose 1 lugë gjelle tamari,

për shije
piper i zi

Përgatitja:

Hidhni lëngun e mishit ose të perimeve në një tigan të thellë me një kapak, shtoni bizelet, dhe zjejeni në zjarr të mesëm të mbuluar për 20 minuta. Ndërkohë, skuqni në një tigan të thellë erëzat për 1 min në zjarr të mesëm derisa të ndihet aroma, kini kujdes nuk duhet të ngjisin, përzjejini gjatë gjithë kohës, shtoni specin djegës, gjalpin ose vajin e kokosit, qepët dhe tiganoseni së bashku me erëzat për rreth 10 min,derisa qepa të zbutet mos harroni duhet përzierë herë pas here, më pas shtoni hudhrën dhe xhinxherin, lëreni edhe 5 min të tjera mbi zjarr të mesëm derisa të jetë zbutur dhe karamelizuar. Lini pak qepë të marinuar me erëza menjanë për zbukurimin e pjatës. Pasi fasulet të kenë zjerë për 20 minuta shtoni karrotat, selinonë, qepën e skuqur, hudhrën dhe xhinxherin, përzjejini, shtoni kripë ose tamari, piper dhe koriandrin, ndërkohë vazhdoni gatimin e saj të mbuluar për rreth 15 min, shtoni më shumë lëng mishi ose perimesh nëse është nevoja dhe vazhdoni ta përzieni vazhdimisht për të shmangur djegien. Nëse do të përdorni lakra të ndryshme ose zarzavate shtojini në zierje, nëse do përdorni spinaq atëherë atë shtojeni në përfundim të zierjes pak para se ta shërbeni, në fund shtoni lëngun e limonit. Kur ta shërbeni, shtojini sipër pak qepë që e keni marinuar me erëzat, disa gjethe të grira të koriandris dhe feta limoni.

Ju bëftë mirë!