“Granola Bars”

Recete nga Chef Pasticerie Ergi Muskaj

Me vetëm 6 përbërës ju përgatisni Granola Bars

Përbërësit:                                                                                                                                                                                200 gr hurma Arabie

1 e 1⁄2 filxhan me Tërshërë

1⁄4 filxhan mjaltë shumëlulesh “Selvaggi”

1⁄4 filxhan Gjalpë Kikiriku

1 filxhan me Bajame të pjekura jo të kripura.

1 filxhan me Granola Lajthie

Këto përbërës për të realizuar këtë recetë të shëndetshme i gjeni tek dyqanet e rrjetit Neranxi.
Përgatitja:
Grini hurmat e arabisë në mikser. Piqni bajamet në 176 gradë për rreth 15 minuta. Miksoni tërshërën, bajamet dhe hurmat e arabisë. Ngrohni mjaltin dhe gjalpin e kikirikut në banjomari në zjarr të ulët, pastaj hidheni në masën e formuar, përzieni të gjithë masën hidheni në një letër kuzhine hapeni në mënyrë të njëtrajtshme dhe vendoseni në frigorifer për rreth 15-20 minuta. Largojeni masën nga frigoriferi dhe priteni në shirita deri në 10 Bars.

Ju bëftë mirë!