“Focaccia Pulieze “

Recete nga chefi i prodhimeve të brumit, Klodi Gurra
• 250gr bullgur gruri i ashpër
• 250 gr miell Tandoi tip 00
• 15 gr maja
• 1 patate rreth 150 gr
• 1 kg domate të vogla
• 1 lugë çaj sheqer kaf Toschi
• Rigon i thatë
• Vaj ulliri ekstra i virgjër
• Kripë himalaje
Përgatitja:

Piqni patatet në avull duke i prerë në kube për rreth 15 minuta. Përzieni majanë me sheqer dhe 3 dicilitër ujë të ngrohtë, përzjeni miellin me patatet e shtypura, shtoni majanë, kripën dhe sheqerin, punojini përbërërësit për disa minuta, derisa të arrini një brumë homogjen dhe të butë. Vendoseni në një enë, mbulojeni me membranë dhe vendoseni në një vend të ngrohtë derisa të ketë ardhur. Vendoseni brumin e formuar në furrë për pjekje në një enë të lyer me vaji ulliri por duke e shtypuar me duar, shtoni sipër dhe 2-3 lugë të tjera vaj ulliri duke e shtypur brumin me duar derisa të marri formën e enës. Shtoni domatet e vogëla mbi brumin, hidhni rigonin e thatë dhe kripën e himalajeve mbi tërë sipërfaqen e brumit, mbulojeni sërish dhe lëreni për rreth 1 orë duke e marinuar me gjysëm decilitri ujë, shtoni dhe 5 lugë vaj ulliri, lëreni të piqet për rreth 30 min në 200°C. Ju bëftë mirë!