Fileto gici me fara kia, polenta dhe tartuf të zi

Recetë nga Chef Alfio Rrotani

Përbërësit për 4 persona:

600 gr fileto gici

Armonia tartufata “Robo”

20 gr fara kia

mustardë dijon

500 gr miell misri për polenta

Pana Master Gurmet

Buljon Fondo Bruno “Robo”

  • gotë qumësht 3.5% yndurë
  • Vaj ulliri ekstra i virgjër 

Përgatitja për polenten:

Vendosim panën për të zjerë në një tenxhere në zjarr deri sa të valojë, shtojmë miellin e misrit, dy lugë gjelle tartuf dhe nje luge fondo bruno pluhur, shtojmë kripe dhe piper dhe e trazojmë derisa të trashet pastaj shtojmë qumshtin duke e holluar sipas dëshirës.

Per fileton:

Marrrim fileton e gicit, e marinojmë me trumzë, kripë, piper dhe vaj ulliri. E skuqim fileton direkt në tigan pa vaj derisa të karamelizohet dhe e heqim nga zjarri. E lëmë të pushojë për 10 min. Me një furcë kuzhine e lyejmë me mustardë, e kalojmë mbi fara kia që të ngjiten dhe e kalojmë fileton në një tavë dhe e pjekim në furrë për 10 min në 200gr. E presim në copa dhe kompozojmë pjatën me fileton, polentan dhe chipsat sipas dëshirës.

Për dekor: Chips krokante me krem speci te kuq të ëmbël. ( 90 gr ujë, 60 gr vaj dhe 30 gr miell, një lugë gjelle spec të kuq të ëmbël, përziejmë përbërësit në një masë homogjene dhe i skuqim në një tigan shumë të nxehtë që nuk ngjit deri sa të avullojë uji dhe krijohet një shtresë e hollë me vrima) e presim në copa të crregullta sipas deshirës një kungull jeshil, 100 gr bizele të freskëta, 1 karrotë dhe një domate e vogël.

Ju bëftë mirë!