Brinjë qingji me salcë të pjekurash të shoqëruar me patate të sotarura me gjalpë dhe majdanoz

Recete nga Chef Ilir Fama
PËRBËRËSIT:
Brinjë qingji 300 gr                                                                                                                                                                     karrota 60 gr
qepë e thatë 40 gr
selino 40 gr
patate 150 gr
qepë e njomë 20 gr
gjalpë
 30 gr
vaj ulliri
30ml
salcë domate 20 gr
kripë himalaje,
piper,
majdanoz

Përgatitja:
Mishin e pastrojmë, e marinojmë dhe e vendosim në furrë për t’u pjekur së bashku me produket e mësipërme, duke shtuar hera herës ujë që mos të thahet dhe për të përfituar dhe realizuar salcë e të pjekurave. Pasi është pjekur mishi, elementët që ndodhen në tavë i kalojmë në mikser dhe i vendosim përsëri në zjarr për të reduktuar lagështirën. Patatet pasi u kemi dhënë formën e duhur i ziejmë dhe më pas i kalojmë më gjalpë, qepë të njoma dhe majdanoz duke bërë sotarien (skuqjen). Pasi kemi përfunduar i shërbejmë në pjatë dhe këshillohet të shoqërohet me verë të kuqe.

Ju bëftë mirë!