“Angurissima” Semiffredo me shalqi

Recete nga Chef Pasticerie: Onofrio Campobello

Përgatitja për 6 persona.
Përbërësit:
800g shalqi.
200cl sheqer.
250gr Pana
25gr Arabeschi® Amarena-Kirsch Pregel
1 kokërr limoni

Përgatitja:

1. Merrni një shalqi priteni në copa të vogla dhe pastaj vendoseni në një mikser. Kuptohet duhet të miksohet pasi ti keni hequr të gjitha farat. Merrni një tenxhere dhe hidhni 50 gr sheqer dhe 50 ml ujë dhe përzieni, lëreni të ziejë derisa të keni përfituar një shurup, lëreni të ziejë edhe 5 min të tjera pastaj e lini të ftohet. Transferojeni shurupin në një tas me lëngun e shalqiut dhe pastaj shtoni edhe lëngun e limonit, përziejeni mirë dhe lëreni në frigorifer për rreth 15-25 min. Rrihni panën dhe pastaj përziejeni më kremin e krijuar, shtoni edhe pjesën tjetër të lëngut të limonit dhe pastaj shtoni Kirsch. Hidheni kremin e krijuar nëpër forma të vogla monoporzioni prej silikoni. Lëreni të ftohet në frigorifer për të paktën 4 orë dhe pastaj dekorojeni sipas dëshirës.
Përbërësit dhe format e silikonit i gjeni tek dyqanet e rrjetit Neranxi.