Kuzhina

“Kuzhina dhe uniforma e pastër të ftojnë për të gatuar dhe të vendosin në gjendjen e duhur mendore.”
Kuzhina është një nga degët më të kërkuara sot për sot në arsimin profesional. Kurset tona krijojnë kontaktin e parë me botën e kuzhinës. Programimi i kurseve dhe azhornimi i mëtejshëm lejon që të zgjidhni midis disa klasave dhe të përfshiheni në një mësimdhënie më doçente me profesorë të kualifikuar, të formuar në perëndim.

Rrjedhimisht mund të zgjidhni një kurs që ka baza solide mbi kuzhinën e përgjithshme dhe më vonë nëpërmjet shkollës dy-vjeçare të vazhdohet me një studim më të detajuar të recetave më të avancuara, duke mësuar teknika të reja gatimi, dekore pjatash dhe prezantime më avangarde.

Turizmi është një nga aktivitetet me zhvillimin më të shpejtë në botë. Për të siguruar shërbime të shkëlqyera dhe eksperiencën e duhur, nevojitet në vazhdimësi të ndiqen trendet më të reja, të jenï krijues, origjinale, të guximshëm dhe të shkëlqyer.

Përfitimet e të studiuarit në IKN janë praktikat unike dhe eksperienca profesionale. Pas diplomimit studentët tanë konsiderohen të trajnuar mirë dhe punonjës me eksperiencë, një referencë e mirë kjo për industrinë e turizmit.
Studimi në shkollën tonë është hapja e një dere për vazhdimin e studimeve brenda dhe jashtë vendit.


Cmimet e Kurseve

Dëshiron të bëhesh profesionist ?

Provoje sot!