Bukëpjekje

A e doni aromën e bukës së pjekur, të nxehtë dhe të sapodale nga furra? Doni të mësoni se si ta gatuani dhe piqni lloje të ndryshme të bukës, si gjermane, italiane, franceze, arabe, dietike me etj? Nëse përgjigjja juaj është po, atëherë ne kemi kursin qe duhet për ju. Ne jemi krenarë që kurset tona janë shpërblyese, të kënaqshme dhe funksionale.

Në kurset tona do të mësoni bukë të ndryshme, me cilësi dhe standarde të tregut europian. Produkte të certifikuara për t’ju dhënë juve sigurinë e bukës së përditshme. Kursantët bëjnë praktikën cdo ditë duke përdorur miellra italiane për bukë si Vitasan Bread LGI, Korn Fit, Cereal Plus 50%, Chia & Quinoa Bread, Multigrain Fit 50%, Bukë Soje, Pumpernikle, Focaccia &Pizza, Baguette, bukë me Miellra dhe Drithëra Gjermanë për Bukë Dietike, Buke Dinkel me miell Spelt , bukë Thekre etj. Studentet gjithashtu marrin pjesë në seminare profesionale të organizuara nga Kompania Neranxi me specialistë të huaj ku demonstrohen risitë e sezonit dhe produktet me të reja që janë në trend kudo në botë.


Cmimet e Kurseve

Dëshiron të bëhesh profesionist ?

Provoje sot!