Mimoza Maho

Është docente e Pastiçerisë dhe ka mbaruar arsimin e larte Ekonomik, Universiteti Bujqësore I Tiranës ne vitet 2003-2004. Chefe Maho ka kryer edhe shkollën profesionale ”Chef D’oeuvre” për pastiçeri ne Athine, Greqi.

Plus këtyre chefe Maho ka kryer trajnime ne kompani te ndryshme te pastiçerisë ne Athine si: Olympic Foods, Lacta, Puratos, etj dhe ka marre pjese ne Itali ne panairin e Artosa ne Rimini.

Ka punuar ne vitet 2016-2019 pastiçere kryesore ne pastiçeri “Fragolino”, ne vitet 2012-2016 pastiçere specialiste ne ”Mon Amour”, 2011 (12 muaj e punësuar) teknike pastiçere ne kompaninë ”Neranxi” dhe mësimdhënie ne Institutin Kulinar Neranxi.

Ne vitet 2004-2011 pastiçere e pare dhe përgjegjëse ne pastiçeri ne Athine ”Chocolate House”. 1997 deri ne vitin 2003 kam punuar ne hotele te ndryshme kryesisht me pune pastiçerie dhe fabrika te përpunimit te produkteve te ngrira dhe ëmbëlsirave.

Eksperiencën e gjate te punës docentja Maho me pasionin qe ka për pastiçerinë ja transmeton dhe nxënësve ose pastiçierëve te ardhshëm.

Me vullnetin dhe durimin qe e karakterizon docente Maho është e bindur qe me te nxënësit do arrijnë çdo objektive te tyren drejt këtij profesioni te ri.


Vlerësimet e Fundit